LSI Elbasan, Krasnika: Rilindasit mburren me punë që e kanë detyrë t’i bëjnë jo në 100 ditëshin e tyre të fundit

Sekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, Klaudia Krasnika deklaron se të shtrosh një rrugë tashmë është bërë sikur të jetë një borxh i madh që jua kanë qytetarët kësaj qeverie që tallet çdo ditë me qytetarët e këtij vendi. Nisur nga kjo, Krasnika i bën thirrje pushtetarëve vendorë dhe atyre partiakë që të mos mburren me punë që e kanë për detyrë t’i bëjnë.

“Mos u mburrni me punë që e keni për detyrë t’i bëni!  Të shtrosh një rrugë tashmë është bërë sikur të jetë një borxh i madh që jua kanë qytetarët kësaj qeverie që tallet çdo ditë me qytetarët e këtij vendi! Dje nisi puna për shtrimin e rrugës “Iliaz Kosova”.

Ta shtroni e mos të lini asnjë rrugicë pa shtruar, se e keni për detyrë, se për këtë paguheni! Të punoni, të punoni çdo ditë e të mos prisni 100 ditëshin e fundit!

Nga se keni frikë t’i bëni në kohë rrugët e çdo gjë tjetër, se mendoni që njerëzit ju harrojnë të mirat?

Njerëzit nuk harrojnë , po po nuk harrojnë që për kaq vite këmba e tyre u sakatua sa në një pellg, a në një gropë në lagjen “Skënderbej”!

Rrugën bëjeni, por mos ëndërroni se nëpërmjet kësaj rruge do merrni si shpërblim votën e asaj lagjeje që ju e keni harruar që është pjesë e lagjeve të qytetit!

E nëse ka ndonjë që mendon ndryshe, e ka të thjeshtë për ta vërtetuar! Mjafton të shkojë një herë aty e të shkëmbejë disa biseda me banorët e zonës! Me banorët që sot paguajnë ende fatura uji, ndërkohë që çesma s’kanë në shtëpi, me njerëz që banojnë prej vitesh në shtëpi të tyre dhe nuk kanë një certifikatë pronësie, me njerëz që janë familjarisht të papunë dhe nuk kanë një ndihmë sociale, me njerëz që punësohen 3 muaj në çdo 4 vjet sa herë ka zgjedhje!

Nëse ka një lagje që dëshmon mësë miri  dështimin e kësaj qeverie është pikërisht lagja “Skënderbej”!

Ta gëzoni rrugën bashkëqytetarët e mi, sepse është rruga juaj, me taksat e juaja dhe mos të pretendojë njeri se po jua dhuron! Thjesht, po bëjnë detyrën, që duhet ta kishin bërë 10 vjet më parë”, shprehet  Sekretarja e Përgjithshme e LSI Elbasan, Klaudia Krasnika.

Mos u mburrni me pune qe e keni per detyre ti beni !

Te shtrosh nje rruge ,tashme eshte bere sikur te jete nje borxh i…

Pubblicato da Klaudia Krasnika su Lunedì 18 gennaio 2021

SHKARKO APP