LSI feston sot 15-vjetorin
Lëvizja Socialiste për Integrim këtë të premte feston 15-vjetorin e themelimit. Drejtuesja e kësaj partie, ka ftuar të gjithë miqtë që të jenë të pranishëm në festën, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në orën 18:00. Ftesa janë shpërndarë jo vetëm për themeluesit por edhe për kontribuuesit ndër vite, miqtë, aleatët, apo edhe njerëzit e medies por ajo që bie në sy është se Monika Kryemadhi nuk ka harruar “kundërshtarët” politike.
KOHA JONË SONDAZH

