LSI: Gaz Bardhi mashtroi si gjithmonë!

Nga Petrit Vasili
Gazi mashtroi përsëri, si gjithmonë!
Faktet janë aty dhe s’ka mashtrim, që i leviz nga vendi.
PD refuzoi të firmoste kërkesën me shkrim të partive opozitare për zgjedhjet e 13 tetorit, zgjedhje, që i kerkoi po vetë Lulzim Basha.
PD i bojkotoi zgjedhjet e 13 tetorit bashkë me anëtarët rilindas në KQZ.
Kërkesa e tre partive opozitare për organizimin e zgjedhjeve të 13 tetorit si dhe kërkesa për regjistrim u bënë me shkrim sipas ligjit.
KQZ thirri edhe mbledhjen me rend dite shqyrtimin e kërkesës të tre partive të opozitës Republikane, Agrare dhe LSI.
Por bojkotuan anëtaret e rilindjes në KQZ siç bojkotoi dhe PD, që nuk iu bashkua kërkesës së tre partive që ishin pjesë e Frontit opozitar sipas marrëveshjes së prillit 2019.
Çdo mashtrim vetëm sa provon shumë e më shumë se sa i madh është pazari i dhënies me koncesion të PD nga Basha Edi Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?