LSI: Gjonaj si zëdhënëse partie, të përgjigjet për Nezar Seitaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë bilancin e ”Task Forcës” antikorrupsion të qeverisë. Por për LSI-në, ministrja Gjonaj duhet të mbajë përgjegjësi për ekstradimin e Nezar Seitaj, pjesë e grupit ”Habilaj”, ku është i përfshirë në hetime dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, shkruan në një status në facebook, se nuk mund të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar një zëdhënëse partie që duhet të ndiqet penalisht për shkelje ligji.

”Kulmi i rilindjes! Nxjerr Ministren e Drejtësisë të bëjë zëdhënësen e partisë dhe gjoja po luftojnë korrupsionin dhe krimin në vend. Përpara se të flasi si zëdhënëse partie, duhet të mbajë përgjegjësi për ekstradimin në kundërshtim me ligjin të Nezer Seitaj. Nuk mund të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar një zëdhënëse partie që duhet të ndiqet penalisht për shkelje ligji”,-lexohet në postimin e Braimllarit në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?