LSI i përgjigjet Veliajt: 2.5 milion eurot e pishave nuk kemi votuar, jo ndihmën ekonomike

Grupi i LSI-së në Këshillin Bashakiak të Tiranës i përgjigjet kryebashkiakut Veliaj i cili tha se LSI nuk ka votuar ndihmën ekonomike. Por, grupi i LSI-së sqaron se ata nuk kanë votuar 2.5 milion eurot e pishave, dhe jo ndihmën ekonomike.

“Sot Kryetari i Bashkisë akuzoi padrejtësisht dhe në mënyrë të gënjeshtërt se Grupi Këshilltarëve të LSI nuk ka votuar ndihmën ekonomike! Në fakt e vërtetë është e kundërta! Grupi i LSI jo vetëm e ka votuar ndihmën ekonomike por e ka theksuar këtë edhe duke marë pjesë nē mbledhjet që opozita e bashkuar ka bojkotuar, vetëm e vetëm për të qënë përkrah interesit qytetar.
Por kryetari Veliaj e di fort mirë për çfarë ka votuar kundër Grupi i LSI, ka votuar kundër për ritjen e çmimit të ujit për banorët e Tiranës që sot mezi përballojnë faturën nga varfëria, për 2.5 milion euro për blerjet e pishave të buta ndërkohë që banorëve të Bregut të Lumit u shkatërohen banesat, për tarifën 0 të parkingjeve për rezidentët, ku dhe sot ende nuk po gjen zbatim por banorët e Tiranës paguajnë parkin sikur janë turistë në qytetin e tyre, për përgjysmimin e taksave të oligarkëve të ndërtimit ndërkohë që shumë familje të reja mezi paguajnë qeranë mujore, dhe për shumë vendime të tjera në dëm të qytetarëve të Tiranës, e për të cilat jemi krenarë për qëndrimin tonë.
Grupi këshilltarëve të LSI i siguron qytetarët e Tiranës se do të jetë gjithmonë avokat dhe gardian i interesave të tyre duke mos lejuar që të nëpërkëmben nga askush, dhe i kujton kryetarit Veliaj se 13 Tetori po afron, ku në zgjedhjet e drejta dhe me standarte europiane, qytetarët do të japin verdiktin e tyre të lirë”, thekson Grupi i LSI-së në Këshillin Bashakiak të Tiranës.

SHKARKO APP