LSI-ja e vetmja force politike që u kujtua për 8 Marsin në Vlorë (VIDEO)

Në këtë 8 Mars, ndryshe ku në të gjithë Shqipërinë u festua, në Vlorë u mbajt një marshim protestë nga ana e Forumit të Gruas së LSI-së në këtë qark, për ti thënë stop dhunës fizike dhe psikologjike, kundër arrogancës së institucioneve shtetërore.

Drejtueset e këtij forumi, gra dhe vajza të LSI-së thanë se 25 prilli duhet të kthehet nga të gjithë në një ditë ku të votohet për programin më të mirë që përkrah gratë dhe vajzat.

Kandidatja e LSI-së, Grisejda Myslimi e cila renditet e dyta në listën e LSI-së, tha se ”forca e grave për të votuar më 25 prill, është marshimi më i mirë për ti kthyer politikat e vërteta në krahun e gruas. Thirrja jonë sot është për votë masive e grave dhe vajzave më 25 prill për LSI-në, për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë tonë”.

SHKARKO APP