LSI ka sërish vrejtje për Qeverinë

Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul se reforma në drejtësi s’mund të bëhet pa opozitën. Një ditë pasi kryetari i partisë demokratike e kushtëzoi këtë reformë me procesin e dekriminalizimit, kryetari i grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili, thotë në një intervistë për Tv Klan se pa opozitën, reforma në drejtësi do të jepte një produkt të pabesueshëm.

Partia Socialiste e ka bërë të qartë se reforma do të kryhet edhe pa opozitën, pasi ajo nuk mund të mbetet peng i kompromiseve. Kryeministri Rama ka theksuar disa herë se reforma do të mbyllet brenda vjeshtës. Por reforma në drejtësi nuk është divergjenca e vetme që kanë dy aleatët në qeveri.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI shprehet kategorikisht edhe kundër urdhërit të kryeministrit për ta kthyer qendrën e traumës në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turizmi është një tjetër sektor ku aleatët e socialistëve kanë kritika ndaj qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacionin e qeverisë kundër informalitetit fiskal, për të cilin Vasili preferon të përdorë termin “aksion” mirëpritet nga LSI. Por ajo kërkon një analizë të detajuar e të gjitha hallkave që e kanë penguar deri tani ekonominë të ecë përpara.

Këndvështrimet dhe mbajtja e qëndrimeve të ndryshme me aleatët e tyre strategjik në 2 muajt e fundit pas zgjedhjeve lokale Petrit Vasili mohon të jenë shenja të mosfunksionimit të bashkëqeverisjes apo të  bërjes opozitë qeverisëse. Ai sqaron se këto janë shenja të debatit konstruktiv në gjirin e kësaj aleance që synon jo vetëm trasparencën por dhe përsosjen e qeverisjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?