LSI Korçë, Xega: Mborja e lënë në harresë nga Rilindja. Nepotizmi dhe kërcënimet janë të përditshme
Sofokli Xega, urbanist dhe pjesë e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Korçë, thotë se fshati Mbrojë është lënë në harresë nga qeveria Rilindase. ”Mungon ndriçimi i rrugëve, ku banorët shprehen se ndihen të pasigurt gjatë mbremjes. E sikur të mos mjaftonin këto, ky fshat përballet çdo ditë më një standart jetese të ulët, për shkak të papunësisë sepse Bashkia Korçë nuk ka në fokusin e saj, hapjen e vëndeve të punës por shërbimin klientelist, që më taksat mbush xhepat e oligarkisë në kurrizin tonë”,-shkruan Xega në facebook. Sipas tij, nepotizmi dhe kërcënimet jane kryefjala e çdo fjalie të thënë nga goja e drejtuesve të institucioneve të Rilindjes në Korçë. ”I përballur me gjithë këto probleme nuk mund të lejojmë me që kjo propagandë e kesaj Bashkie dhe këtij kryetari kukull të marë nëpërkëmbë fatet tona. Këto probleme duhet të marin fund njëherë e mirë”.
Postimi i plotë
Mborja e Korçës e lënë në harresë nga Rilindja. Mungon uji i pishëm dhe infrastruktura. Sapo kemi hyrë në vitin 2021 dhe ky vit sërisht i gjeti banorët e fshatit Mborje me problematika të shumta të pa zgjidhura, kjo falë neglizhencës së Bashkisë Korçë. Në këtë zonë ende mungon uji i pijshëm, çka e bën të vështirë përditshmërinë e banorëve.
Mungon ndriçimi i rrugëve, ku banorët shprehen se ndihen të pasigurt gjatë mbremjes. E sikur të mos mjaftonin këto, ky fshat përballet çdo ditë më një standart jetese të ulët, për shkak të papunësisë sepse Bashkia Korçë nuk ka në fokusin e saj, hapjen e vëndeve të punës por shërbimin klientelist, që më taksat mbush xhepat e oligarkisë në kurrizin tonë.
Të rinjtë e këtij fshati janë larguar apo presin të largohen sepse s’kanë mundësi punësimi, dhe se ëndrra për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre është venitur. Midis këtyre banorëve që jetojnë me këto problematika çdo ditë, jam edhe unë ku pasi mbarova studimet në një nga vendet e BE-së, vendosa të kthehem me shpresën se do vija në funksion njohuritë e mia për të realizuar ëndrrën e se mund t’a ndërtoja të ardhmen në vendin tim por u përballa me një realitet krejt ndryshe nga ai që prisja.
Nepotizmi dhe kërcënimet janë kryefjala e çdo fjalie të thënë nga goja e drejtuesve të institucioneve të Rilindjes ne Korçë. I përballur me gjithë këto probleme nuk mund të lejojmë me që kjo propagandë e kesaj Bashkie dhe ketij kryetari kukull të marë nëpërkëmbe fatet tona. Këto probleme duhet të marrin fund njëherë e mirë. Në 25 prill kjo qeveri duhet ndëshkuar me votë. Në 25 prill vota e qytetarëve do jetë për partinë që gjithnjë ka qenë është dhe do të jete pranë çdo individi. Ka ardhur koha t’i BESOJME LSI-së.