LSI mirëpret simbolin e protestës studentore në Korçë

Koordinatori i LSI-së në Korçë, Petrika Mele përmes një postimi në facebook, i ka uruar simbolit të protestës studentore në Korçë, Ismeralda Seidolli për angazhimin politik në LSI. Në fjalën e saj, Seidolli është shprehur se vendi ka nevojë për njerëz që e duan atdheun dhe ku ecet me meritokraci.

Postimi i plotë

Kënaqësi e veçantë të mirëpresim në LSI, anëtaren e Senatit Akademik dhe simbolin e protestës studentore në Korçë, Ismeralda Seidolli. Ismeralda Seidolli, simboli i protestës studentore në Korçë fillon angazhimin politik në LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama

”E vetmja menyre per tju pergjigjur ne menyre revolucionare ketij sistemi eshte angazhimi politik. Çdo qeveri (sikurse kjo e jona) degjeneron ne ate moment kur populli i saj fillon te duartrokase genjeshtren me te cuditshme, ne vend qe te kritikoje genjeshtren me te vogel. Une nuk do e pranoja kurre qe nje mengjes te merrja vesh lajmin se genjeshtari me i lezetshem i klases sime te gjimnazit, u be udheheqes i vendit tim, mqs universitetin nuk e mbaronte dot. Ky komb ka nevoje per meritokraci dhe njerez qe e duan atdheun e tyre. Une dua të jem ndër të parët e brezit tim te cilet duan te thyejne tabune e interesit partiak, duke vene ne fokus interesin kombetar, me kryefjale prosperitetin. Ndonjehere rruget me te veshtira jane ato me te suksesshmet. Ne emer te idealit une sapo e nisa rrugetimin tim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?