LSI: Në janar 2021 qytetarët do zhvaten edhe më shumë përmes taksimit të pandershëm që propozon qeveria

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon atë që e cilëson si mashtrimi i madh i Qeverisë lidhur me taksimin e ndershëm.

Ekonomisti Vasil Zaho, njehërësh dhe anëtar i Kryesisë së LSI Durrës shprehet se në janar të vitit të ardhshëm, qytetarët e thjeshtë do zhvaten edhe më shumë përmes taksimit të pandershëm që propozon qeveria.

Reagimi i LSI-së

Mashtrimi i Madh i qeverisë dhe JO Taksimi i Ndershëm

Në janar 2021 qytetarët e thjeshtë do zhvaten edhe më shumë përmes taksimit të pandershëm që propozon qeveria.

Sipas kryeministrit në largim, bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë të reja nuk do të paguajnë tatim fitim ose tatim mbi të ardhurat e biznesit të vogël nga viti 2021 deri 2029. Pra për 9 vite.

Një biznes e ka marzhin e fitimit minimalisht 40%. Që do të thotë që një biznes me xhiro 10 milionë lekë të reja në vit, e ka fitimin 4 milionë lekë të reja në vit dhe nuk paguan asnjë tatim.

Pra një punëtor, mesues apo staf mjeksor paguan më shumë taksa se sa një biznes me xhiro 10 milionë lekë të reja.

Por edhe propaganda për t’i ulur taksën biznesit është mashtrim.

Sipas FMN-së borxhi publik brenda 2020-ës, pritet të shkojë në 86% të PBB.

Ky borxh presupozohet të paguhet nga taksat tona.

Që do të thotë:

  1. Ose ky është thjesht një premtim elektoral i cili do të ketë jetë të shkurtër,
  2. Ose barra fiskale do të bjerë mbi individët e thjeshtë me të ardhura nga paga.

Pra, plani i qeverisë është thjesht propagandë elektorale dhe zhvatje e mëtejshme e familjeve shqiptare.

Sekti i “Rilindjes” duhet ndalur pasi po i zhvat shqiptarët dita-ditës.

Më 25 prill Durrësi do i thotë JO këtij sekti korruptiv dhe propagandistik.

Më 25 prill fitorja do nisë nga Durrësi.

Vasil Zaho

Ekonomist

Anëtar i Kryesisë, LSI Durrës

SHKARKO APP