LSI në Kamëz, Edmond Stojku: Koha për protesta dhe për largimin e qeverisë

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot një takim me strukturat e saj në Kamëz. Koridnatori strukturave të LSI në këtë njësi, Edmond Stojkut theksoi rëndësinë e organizmit të gjithë anëtarësisë për protestat kundër qeverisë “Rama” dhe për zgjedhjet e ardhshme.
Fjala e plotë e Edmond Stojkut:
Ne sot jemi këtu për të treguar përmasën dhe vlerën reale te LSI, në bashkinë Kamëz. Këtë e kemi treguar me rezultatet zgjedhore si ato vendore dhe ato politike dhe jemi te bindur se rruga jone është drejtë në shërbim të publikut, i cili na mbështet fort dhe pa kushte.
Gjej rastin të falënderoj kryetaren e LSI, Znj Monika Kryemadhi per respektin e treguar ne kohe, me ardhjen disa here ne Kamez per tu takuar, përshëndetur, e falënderuar strukturat tona ketu… Po njëkohësisht ju falenderoj dhe te gjitheve Ju qe merrni pjese ne kte takim kaq te rendesishem e te vlefshem per Ne si struktura e LSI, parti cila eshte nje nga shtyllat kryesore te Opozites…dhe e demokracise reale ne Shqiperi..
Ne te gjithe e dime se tani kerkohet ndryshim, kërkohet force, devotshmëri, përkushtim e besnikëri.. Pse jemi mbledhur ne sot, për çfare do vendosim? Do t’jua them se s’përben asnjë sekret … Jemi mbledhur për të riorganizuar strukturën tone këtu si bashki.
Për të bërë gati me urgjencë ekipin drejtues administrativ bashkiake e politike, se kemi dy palë zgjedhje për të bërë dhe dy administrata për ti ndërtuar… Sepse ne kemi vertetuar qe dime te qeverisim me profesionalizem e idealizem dhe mbi çdo gje veme interesin kombetar!

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/596356934170436/

Vlera jone integruese ketu dhe ne Europe gjate pjesemarjes tone ne Qeverisje, solli levizjen e lire te shqiptareve dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO! Këto vlera tonat askush sduhet ti haroje, dhe duhet tjua kujtojme te gjitheve si kontribute kombetare te LSI..
Rilindja e ka humbur mundësinë e qeverisjes, e ka humbur besimin e shumices dhe ka fituar dashurine e Oligarkeve..le ti mbaje ato sja duam.. Këtë pushtet qe mazhoranca e mori me vota te vjedhura, dhune e presion ndaj votuesve Ne duhet ta shembim, jo vetem ta nderojme..per te ndertuar nje model te ri, modern e njerezor!
Ne duhet dhe do dime te ndertojme Shtet, jo me tranzicion. Me vrullin, pasionin e LRI-se, me mbeshtejen e vleresimin e kryesise dhe te Kryetares tone Znj Kryemadhi grupi yne i LSI ne Kamez do jete si gjithmonë ne balle te protestave dhe aksionit opzozitar për rrezimin e skemave te Rilindjes..skema te cilat çojnë në varfërimin pa fund të gjithë popullatës..
Zyra ketu ne Kamez eshte hapur, ka filluar funksionimin dhe anetaresia e simpatizantet kane pritur pozitivisht riorganizimin tone.. Prurjet e reja dhe rigjallerimi i atyre egzistuese jane premtuese, Ju lutem te gjitheve NE qe jemi ktu te mendojme çdo dite per shtimin e rradheve ne çdo cep te bashkise Kamez, per plotesimin 100% te çdo QV me nga nje organizate te LSI.
Shumica këtu jemi veriore ashtu si dhe Kryetarja Jone, e theksoj Kryetarja!!! sepse është e para femër në Demokraci që udhëheq një Parti, pse te mos udhëheq një Qeveri??!!! Keq ju doli Gjermaneve me Merkelin? Po Anglezeve me Theçerin? Po Ilireve me Teutën në kohën e tyre me të begatë??? Le te behemi te gjithe burra te forte dhe te krenohemi qe na drejton nje Grua po aq e forte si kryetarja jonë e dashur Znj.Mona Kryemadhi!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?