LSI nuk ka rakordim me PD, Vasili: Opozita ka fuqi të madhe kur është konseguente
“Opozita ka fuqi të madhe kur është konseguente, ballore pa u kompleksuar nga presionet qoftë edhe nga faktorë të jashtëm”. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, e quan të njëanshëm propozimin e PD për Vetting-un e politikanëve. Për të SPAK ka dhënë prova për të mos qenë i besueshëm.
“Ky është një propozim i njëanshëm i PD. Ajo që kam thënë është se cili është ai rekord i SPAK që na mbush me shpresë dhe na jep besim për t’i dhënë një detyrë të re? Teatri, inceneratorët, porti i Durrësit, afera e Bechettit. Dhe kjo i mungon misionit të SPAK”.
Po ashtu Vasili thekson se LSI nuk ka pasur koordinim politik me PD-në. “Qëndrimet në parlament improviziohen aty për aty. S’ka rakordim për to. Por e vërteta është që nuk ka pasur koordinim politik me PD. LSI nuk ka reshtur në asnjë qëndrim publik, ne vuajmë për të çarë hapësirat në media. LSI nuk i ka reshtur qëndrimet”.