LSI numri 6 në fletën e votimit, Monika Kryemadhi: Edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar dhe numrin 6 të kësaj force në fletën e votimit, pas shortit të hedhur nga KQZ. Kryemadhi e lidhi këtë numër me krijimin e botës dhe tha se edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin.

Kur po diskutonim me miqtë, ra muhabeti te nurmi 6 që LSI do të ketë  në fletën e votimit. U thashë që edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin, se ditën e 7 e bëri pushim. Kështu që, edhe ne 6 ditët jemi punë pa fund dhe këto 36 ditë që na kanë ngelur, për të çuar më 25 prill votën për LSI-në”, tha Kryemadhi në Fier.

SHKARKO APP