LSI nxjerr pamjet nga Manza, Kuçi: Po kalon dimri i 2-të, mijëra banorë të braktisur totalisht nga shteti
Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon situatën e rëndë që po kalojnë banorët e dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar në Manëz të Durrësit.
Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të LSI-së shprehet këto pamje denoncojnë rrënim, mbetje inerte, kontenierë të mbipopulluar, braktisje totale nga shteti pa asnjë mbështetje.
“Rrënim, mbetje inerte, kontenierë të mbipopulluar, braktisje totale nga shteti pa asnjë mbështetje.
Po kalon dimri i 2-të në këto kushte për mijëra banorë në Manëz dhe në të gjithë qarkun e Durrësit dhe sipas Ministrit të Rindërtimit do duhen edhe 2 dimra të tjerë për të strehuar banorët.
Kjo tragjedi kërkon zgjidhje.
Më 25 prill do e shporrim sektin arrogant dhe çnjerëzor të “Rilindjes” dhe të gjithë së bashku do i kthejmë dinjitetin banorëve, do rindërtojmë Durrësin dhe do i sjellim shpresën qytetit tonë”, shprehet kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi.