LSI: Përfaqësohemi me kandidatët e Berishës në zgjedhje, ai është opozita e vërtetë

Koalicioni ”Shtëpia e Lirisë” mes LSI-PDK, sot dorëzoi në KQZ, kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i është përgjigjur akuzave dhe sulmit të Gazmend Bardhit, që e cilësoi Elton Banon kandidatin e Berishës për Bashkinë Lushnje, si person që punon për Edi Ramën.

Braimllari shkuan përmes një postimi në facebook, se qytetarët o do votojnë opozitën e vërtetë që është “Shtëpia e lirisë” ose kandidatët e Ramës dhe kunat-opozitës Basha-Bardhi që punojnë për interesa personal.

Postimi i plotë

Kam firmosur sot me përgjegjësi të plotë dokumentacionin e dorëzuar në KQZ për kandidimin e kandidatëve të ”Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet vendore të 6 Marsit.
Kandidatet janë të gjithë kandidatë të zgjedhur nga anëtarësia e Partisë Demokratike, përmes primareve të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

LSI dhe PDK, i kanë mundësuar mbeshtetjen formale kandidimin në mënyrë që qytetarët e 6 Bashkive të kenë mundësinë të votojnë një kandidat që përfaqëson opozitën e vërtetë.

Zgjedhjet janë më 6 mars, qytetarët kanë dy alternativa: votë për opozitën (Shtëpia e Lirisë) që përfaqëson interesin e opozitës së vërtetë, ose kandidatët e Ramës dhe kunat-opozitës Basha-Bardhi që mision të vetëm kanë interesin personal.

SHKARKO APP