LSI: Policia të shkëputet nga ndikimi i Ramës
Takimin e Edi Ramës me efektivët dhe drejtuesit policorë për sekretarin e Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari është shenjë që ndikimi i tij vijon mbi ta. Po ashtu ai thekson se kryeministri duhet të heqë dorë nga propaganda dhe përdorimi politik i Policisë së Shtetit.
”Policia e Shtetit duhet të shkëputet nga ndikimi politik dhe personal i Edi Ramës. Çfarë mundet të bëj një efektiv i ndershëm i Policisë së Shtetit, kur grupet kriminale në vend frymëzohen nga përfaqësues të Rilindjes dhe motivohen nga vetë Kryeministri.
Vendi ka nevojë për një Polici Shteti në shërbim të komunitetit për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.
Kryeministri duhet të heq dorë nga propaganda dhe përdorimi politik i Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit meriton mbështetje dhe motivim, por kjo qeveri nuk e bën dot këtë sepse është peng i pazareve kriminale”.