LSI prezanton programin politik, Haxhinasto: Është konkret dhe sjell përfitime për qytetarët

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, prezantoi programin politik të LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Drejtuesi i grupit që është marrë me programin, Edmond Haxhinasto, ishte i ftuar në A2 nga ku dha më shumë detaje. Hashinasto u shpreh se problemet e mëdha që ka vendi e kanë ndihmuar këtë parti për të bërë këtë program.

“Programi është shumë konkret dhe i thjeshtë për t’u kuptuar. Ky program sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët. Gjërat janë të lidhur me njëra-tjetrën dhe kjo është shprehur edhe në program. Kemi një përqasje integrale. Ekonomia, punësimi, arsimi, padiskutim që duhet të kemi një rritje që të kemi punësim. Për të rritur ekonominë duhet një klimë e re biznesi, si dhe masa të tjera, që sjellin edhe punësimin. Për të arritur këto objektiva të mëdha është themi i gjithçkaje, duhet që të rinjtë ti përgatisim në tregun e punës dhe padiskutim që duhet ta fillojmë te arsimi. Për këtë duhen para që të mbahen premtimet.

Taksa e të ardhmes e një risi. Do të vendosim një taksë të sheshtë. Ne do të vendosim një taksë ekstra që do të kontribuohet nga kompanitë më të mëdha dhe do të quhet taksa e të ardhmes. Investimi tek arsimi është investim për të ardhmen. Shumë e rëndësishme që arsimi të konceptohet si investim. Konkurrenca nuk bëhet nga ekonomia, por nga sistemet arsimore”, tha Haxhinasto.

Hashinasto theksoi se punësimi i mirëpaguar është objektivi i LSI. “Ne duam të mbështesim biznesin, veçanërisht biznesin që sjell rritje ekonomike, që punëson të rinj. Shumë e rëndësishme për ne është të nxisin ato sektorë të ekonomisë që krijojnë vlerë të lartë në vend, pasi një pjesë e ekonomisë fut punën, por ne sot duhet të mbështesim sektorët e ekonomisë që krijojnë vlerë të lartë, si për shembull teknologjia e informacionit. Ne kemi propozime të qarta për të rritur këto sektorë. Punësimi i mirëpaguar është objektivi ynë”, tha Haxhinasto.

SHKARKO APP