LSI publikon statistikat, Nesturi: Shqipëria me numrin më të vogël në Europë të mjekëve për banorë

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se në një kohë që vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit prej 1 viti tashmë, Shqipëria është me vendi me numrin më të vogël në Europë të mjekëve për banorë, duke lënë pas vetëm vendet afrikane.

Anëtar i Kryesisë së LSI-së në Durrës, Nestor Memsuri shprehet se largimi i stafit mjekësor, kryesisht në Gjermani, është një nga faktorët kryesorë që shpjegon këtë ulje.

Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe statistikat përkatëse për këtë mungesë të theksuar të bluzave të bardha në vend, mjeku higjenist – epidemiolog, bën nme dije se ulja e mëtejshme e numrit të mjekëve dhe infermierëve, ashtu si dhe shpërndarja e pabarabartë e tyre në territorin e vendit, po sjell jo vetëm përkeqësimin e treguesve shëndetësorë të popullsisë, por edhe valë të reja të emigrimit.

“Shqipëria me numrin më të vogël në Europë të mjekëve për banorë. Lemë pas vetëm vendet afrikane.

Në vitin 2000 Shqipëria kishte 140 mjekë për 100.000 banorë, në vitin 2016 kishte 120 dhe në vitin 2018 ky tregues ra në 110 mjekë.

Numri i mjekëve, infermierëve dhe mamive për 100.000 banorë në Shqipëri, i cili është shumë më i ulët në krahasim me mesataren e vendeve të BE-së (384 mjekë në vitin 2016), por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka ardhur duke u zvogëluar.

E njëjta tendencë rënëse vërehet edhe për infermierët dhe mamitë.

Largimi i stafit mjekësor, kryesisht në Gjermani, është një nga faktorët kryesorë që shpjegon këtë ulje.

Një vrojtim i realizuar në vitin 2018 tregoi se gjatë 5 viteve të fundit rreth 13% e stafit mjekësor ka emigruar nga Shqipëria dhe se numri i atyre që emigrojnë çdo vit është i barabartë ose më i madh se sa numri i mjekëve të rinj që diplomohen në Universitetin e Mjekësisë.

Ndërsa numri i infermierëve që kanë emigruar nga Shqipëria gjatë periudhës 2014–2019 llogaritet në rreth 8.500.

Krahas kësaj, edhe shpërndarja e personelit shëndetësor në territorin e vendit – si pasojë e migrimit të brendshëm – është e pabarabartë.

51 % e mjekëve janë përqendruar në Tiranë dhe në shumë rrethe të prapambetura të vendit ka mungesë të mjekëve specialistë.

Ulja e mëtejshme e numrit të mjekëve dhe infermierëve, ashtu si dhe shpërndarja e pabarabartë e tyre në territorin e vendit, po sjell jo vetëm përkeqësimin e treguesve shëndetësorë të popullsisë, por edhe valë të reja të emigrimit.

Jemi të fundit në Europë dhe ndër të fundit në botë.

Më pak mjekë se Shqipëria kanë vetëm vendet afrikane.

Pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës, mungesa e mbështetjes nga shteti, buxheti i ulët për shëndetësinë, mungesa e një strategjie për menaxhimin e sistemit shëndetësor kanë bërë që bluzat e bardha të largohen.

Kjo është një fatkeqësi kombëtare dhe privim për përkujdesjen shëndetësore sa më të mirë ndaj shqiptarëve”, shprehet Nestor Memsuri, mjek Higjenist – Epidemiolog, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë së LSI Durrës.

Shqipëria me numrin më të vogël në Europë të mjekëve për banorë. Lemë pas vetëm vendet afrikane.

Në vitin 2000…

Pubblicato da Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës su Venerdì 15 gennaio 2021

SHKARKO APP