LSI publikon videon, Guri: Banorët e Durrësit në varfëri. Shumë familje ushqehen duke shënuar emrin në listat e gjata
Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon situatën e rëndë ekonomike që po përjetojnë banorët e Durrësit
Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri, deklaron se banorët e Durrësit në varfëri, ku shumë familje, sipas saj, ushqehen duke shënuar emrin në listat e gjata.
“Banorët e Durrësit në varfëri.
Shumë familje ushqehen duke shënuar emrin në listat e gjata.
Nuk vazhdohet më kështu.
Banorët e Durrësit nuk e meritojnë këtë.
Të gjithë së bashku ta shporrim “Rilindjen” autoren e kësaj varfërie dhe të punojmë për të krijuar standarde jetese që banorët e Durrësit të jetojnë me dinjitet e jo të vuajnë për bukën e gojës”, shprehet se Elona Guri, drejtuesja politike e LSI Durrës.