LSI takim madhështor në Tiranë, Vasili: As shiu nuk e ndal dot triumfin
Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti si në çdo vend, edhe te njësia nr.5 në Tiranë, një takim madhështor me qytetarët që besojnë dhe presin fitoren e LSI-së më 25 prill.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se as shiu nuk e ndal dot triumfin e LSI-së më 25 prill. Nga ana tjetër, ai thekson se koha e spiuneve, fuksave dhe kryespiunit Edi Rama, ka marrë fund një herë e përgjithmonë.
”Njësia 5 e ka marrë vendimin e fitores së LSI! As shiu nuk e ndal dot triumfin e LSI te Njesia.5 në Tiranë. Koha e spiuneve, fuksave dhe kryespiunit e kryefuksit Edi Rama ka marrë fund një herë e përgjithmonë”,-shkruan Vasili.