LSI: Të gjithë të rinjtë shqiptarë të shkojnë për të votuar

 

Lëvizja Socialiste për Integrim u bëri apel votuesve të marrin pjesë në votime. Deputetja më e re e Kuvendit, Kejdi Mehmetaj tha se të gjithë të rinjtë duhet të marrin pjesë në votime.

Deklarata e plotë:

Me këtë deklaratë duam t’i drejtohemi të gjithë bashkëmoshatarëve tanë. Ne sapo jemi kthyer nga qendrat tona të votimi pasi ushtruam detyrën dhe përgjegjësinë tonë qytetare. Ne votuam! Dhe duam të inkurajojmë të gjithë të rinjtë shqiptarë që të shkojnë për të votuar pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’u dëgjuar zëri i tyre.

 

Me votën tuaj siguroni më shumë mundësi për të rinjtë, me votën tuaj sot ndërtoni një të ardhme më të mirë nesër. Nëse kërkoni më shumë shërbim dhe punësim, votoni sot, pasi kjo është vetmja mënyrë për të kërkuar për më shumë dhe gjithashtu për të kërkuar llogari nga të zgjedhurit tanë nesër.

 

Është e rëndësishme që përpara se të dilni për të vazhduar ditën tuaj, të gjeni qendrën tuaj të votimit, të gjeni vendndodhjen e kësaj qendre të votimit dhe të llogarisni kohën kur do të shkoni për të votuar.

 

Aktualisht nëpër qendrat e votimit nuk ka radhë ndaj ne ftojmë të gjithë të rinjtë që të shkojnë të votojnë për të evituar radhët e gjata më vonë.

Është e rëndësishme për të rinjtë shqiptarë që në fund të ditës së sotme të gjithë ta kenë gishtin si ne, të gjithë të kenë shkuar për të votuar.

SHKARKO APP