LSI Vorë, Bregu: Qeveria inaguron për herë të 8-të kopshtin ”Muçaj”. Laj e thaj, e vetmja kasetë e përsëritur

Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu, gjatë një takimi me kryetaren e partisë Monika Kryemadhi, ka ironizuar me përgjigjen që kryeministri Edi Rama bëri për këtë takim të LSI-së me qytetarët. Sipas tij, kopshti ”Muçaj” është inaguruar për herë të tetë. ”Laj e thaj, e vetmja kasetë e përsëritur”,-shkruan Bregu në facebook.

Postimi i plotë

Pas takimit të mëngjesit me kryetaren e LSI-së, Znj. Kryemadhi, ku diskutuam për problemet e panumërta të rindërtimit, Kryeministri vendosi të na përgjigjet po sot, me një investim në Vorë. Rezultati ishte inagurimi për herë të tetë i një kopshti në një fshat të Vorës. Laj e thaj, e vetmja kasetë e përsëritur. Kush e di dhe sa video dhe postime do shikojmë deri sa te inagurohet realisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?