Lu: Policët, të zbatojnë Kodin e Etikës

 

Gjatë prezantimit të Kodit të Etikës në Policinë e Shtetit, ambasadori amerikan Donald Lu e vlerësoi këtë dokument, duke theksuar se “drejtësia shqiptare ka pasur sfidat e saj me luftën kundër krimit dhe hartimi i këtij kodi do të ndihmojë në këtë betejë”.

“Policët janë shembull për një brez të tërë fëmijësh. Ky është një kod shumë i fortë sjelljeje. Do të ishte i pakuptimtë nëse policët nuk e kuptojnë dhe nuk diskutojnë për të”, tha Donald Lu. 

Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nënvizoi se “kërkohet më shumë vullnet nga punonjësit e policisë për ta bërë Kodin e Etikës një dokument të gjallë që i qëndron kohës”.

Më tej, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, u shpreh se “dokumenti i Kodit të Etikës ndihmon në sjelljen e kulturuar të efektivëve, kultivimin e frymës së bashkëpunimit, rritjen e imazhit pozitiv të policisë dhe në parandalimin e korrupsionit”.

SHKARKO APP