Lu u bën thirrje shqiptarëve: Votoni, bëhuni pjesë e së ardhmes së kombit tuaj

 

Ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu u ka bërë thirrje sot shqiptarëve që të votojnë.

Lu ka rrëfyer edhe ndjesinë e të votuarit për herë të parë duke e konsideruar votën si diçka të jashtëzakonshme.

“Më kujtohet hera e parë që votova, në 1984 në Kaliforni. Ishte e jashtëzakonshme të isha pjesë e diçkaje shumë më të madhe se unë dhe të ushtroja detyrën time si qytetar. Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tënd. Unë shpresoj se të gjithë ju do të shkoni për të votuar të dielën.”, tha Lu.

SHKARKO APP