“Luaj Tirana”, këndet sportive do rehabilitohen (FOTO)

Të gjitha ambientet sportive në qytetin e Tiranës do t’i nënshtrohen rehabilitimit. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, menjëherë pas ka marrë në administrim këndet sportive, ka nisur nga puna për organizimin e skuadrës së re, mjeteve, planifikimin e punës, nevojave dhe ndërhyrjet rehabilituese e mirëmbajtëse në fushat sportive që përdoren në Tiranë për sporte të ndryshme si futboll, basketboll, volejboll apo edhe tenis. Projekti rehabilitues ka nisur nga këndet e projektit pilot “LuajTirana” për të vijuar më pas me çdo kënd tjetër. Ndërkohë që një punë e përditshme e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit mbetet edhe kujdesia për këndet e lojërave për fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?