Luan Baçi denoncon në polici: Ndryshohen bravat e derës së jashtme të degës së PD në Fier

Ditën e sotme dyert e jashtme të degës së Partisë Demokratike në Fier janë ndryshuar. Nuk dihet ende nëse ky është urdhër i kryetarit të ri, Agron Kapllanaj.

Mësohet Luan Baçi i shoqëruar nga anëtarë të seksionit të PD-së Fier janë paraqitur në ambientet e Komisariatit dhe e kanë denoncuar këtë fakt.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ndërmarrjen e këtij veprimi janë bërë takimet e foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kohë më parë vetë Luan Baçi sqaroi se nuk ishte shkarkuar nga posti i kryetarit te degës. Ai foli për një takim me Lulzim Bashën dhe kërkesën e kryedemokratit qe ta zëvendësojë me Agron Kapllanaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapllanaj u emërua kryetar dege në Fier pasi Luan Baçi vendosi të kandidojë në zgjedhjet parlamentare e 25 prillit. Emërimi është bërë më datë 19, në të njëjtën ditë kur është zhvilluar takimi Basha-Baçi. TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?