Luan Baçi për mosbindjen civile: U godita me grusht nga policia
Deputeti i PD-së, Luan Baçi teksa komentoi protestën e një dite më parë, ku u bllokuan rrugët në Tiranë, akuzoi policinë se po shkel ligjin, ndërsa theksoi se opozita është në të drejtën e saj kushtetuese për të protestuar.
”Ne kemi detyrimin për të bërë njoftim te policia, për vendin dhe orën dhe policia ka detyrimin ligjor që të sigurojë një protestë të qetë. Policia bën krejt të kundërtën duke bllokuar vet rrugën pa ardhur qytetarët dhe në mënyrë të parapërgatitur intimidojnë me magafon qytetarët.
Policët na kanë shtyrë dhe filluan më pas me shkelma e grushte poshtë skafandrës për të mos u dukur. Ne nuk kemi bllokuar rrugë, nuk është vepër penale. Ne na e jep ligji këtë, na e jep Kushtetuta. Është e ligjshme kjo që ne bëjmë dhe është e jashtëligjshme kjo që bëjnë policët për të shpërndarë protestuesit”, tha Luan Baçi.