Luan Baçi takon fermeret ne Fier: Situata alarmate ku ndodhet bujqësia, merr fund me qeverinë e drejtuar nga PD pas 25 prillit

Banorët e fshatit Shën Pjetër në Fier ankohen për rritjen e cmimeve të plehreave kimike dhe taksat e larta që sipas tyre I kanë detyruar të mos e punojnë tokën. Në një takim me kandidatin Luan Baci fermere të kësaj zone thanë se cmimi I uresë është rritur me 10 mijë leke të vjetra në dy muaj ndërsa z, baci tha se qeveria do të marrë përgjigjen e merituar në 25 prill për situatën në të cilën e ka cuar vendin

“Asgje s’kane bere, une nuk dua pllaka une dua te ha, unë s’kam shtepi, mire unë po nesër mos të ketë femija ime”, i tha nje banor kandidatit Luan Baci.

“ Kemi një situatë shume alarmante, që kjo qeveri nuk e di se cfarë bëhët me qyettarët në shtëpitë e tyre dhe  të papunë. Zgjidhja vjen vetëm me ndryshim. Keta kanë 8 vjet që genjejnë dhe mashtrojnë. Do të jetë një referendum popullor 25 prilli, që do t,I tregojë ramës se qyetetarët shqiptarë do të reagojnë me votë në 25 prill kështu sic jemi këtu bashkarisht. Kështu që ju bëj thirrje për datën 25 prill të dalim masicvisht në zgjehdje, të votojnë PD.  Votë për PD dhe zgjidhja e problemeve tuaja do të vojë pas 25 prillit”, tha Baci

“ Me mire e jap me qera marr ato pesë leke se sa të punoj tokën me këto cmime”, tha një fermer I Shënpjetrës

“ Në dy muaj cmimi u rrit me 10 mijë lekë, ureja ishte me 33 tani vajti 48”, tha një i ri.

“ Nje lulishte aty per ne pleqtë, se te vij në lokal për kafe, s,kam ndonje rrogë kushedi, 100 mije leke pension marr, ne atje e kemi vendin po këta të rinjtë të hapin gojën”, tha një I moshuar

“ Dhe ne të rregjistrohemi të papunë se u bëmë sin ë kohën e enverit që s,na lenë të vemi në qytet”, tha një tjetër banor duke ngritur shqetësimin e shumë fermerëve për faktin  se Zyra e Punës nuk I rregjistron si të papunë pasi quhen të vetëpunësuar.

“Atë që këmi përsëritur në cdo takim dhe që kryeminsitri I ardshëm Lulëzim Basha e ka përcaktuar në program subevncioni  100 milione euro në vit do të jetë menjeherë I akordueshëm, 50 milionë në vit për infrastrukturën buqjësore dhe c,është me rëndësishmja edhe mënyra e dhënies se subvencioneve në qeverisjen e PD do të ndryshojë, karta e identitetit tuaj do jete numër nipti  për të aplikuar direkt në system të ëprfitoni subvencionet që nuk ua fal qeveria por  është rezultat I taksave tuaja që paguani dhe I politikës që ndjek qeveria për bujqësinë që është një sektor shumë I rendësishëm për vendin”, tha z. Baci

SHKARKO APP