Luan Kapaj, heroi i tragjedisë flet për ditën e tërmetit

Luan Kapaj është heroi i 2019 që shpëtoi 2 jetë njerëzish në tërmetin e 26 nëntorit në Durrës.

Luani i cili është babai i dy vajzave ,rrëfen momentin e vështirë të operacioneve për shpëtimin e të mbijetuarve. Luani në një rrëfim për “News 24” tregon dhe detaje nga jeta e tij në profesionin e zjarrfikësit.

“Sapo ka tërmeti, siç e ndjemë dhe ne këtu në Vlorë, ishte një diçka e tmerrshme. Menjëherë u ngritëm dhe thamë çfarë po ndodh. Pas disa minutash më vjen një telefonatë nga vajza ime në Durrës, që më thotë ‘baba, tërmeti ka shkaktuar dëme. Menjëherë u vesha, u përgatita për të shkuar te stacioni i zjarrfikëses, se dija kush do na jepte urdhër për të vajtur në Durrës.

Menjëherë u nisëm për atje. Çfarë të shikoje. Tërmeti kishte bërë goxha dëme të mëdha. U desh të përgatitemi edhe shpirtërisht e moralisht për shpëtimin e këtyre njerëzve që ishin nën rrënoja dhe kërkonin ndihmë. Kërkonin ndihmë, sepse pallati ishte rrëzuar, thuajse 3 kate ishin bashkuar në një kat të vetëm. Duke dëgjuar thirrjet e këtyre njerëzve për ndihmë, ne u futëm në mes të rrënojave, por u desh një sakrificë e madhe, u desh një punë shumë e madhe, u desh thuajse me orë të tëra që ne të nxirrnim nga rrënojat ata njerëz të mbetur, të cilët sot jetojnë midis nesh. Punuam me orë të tëra, në kushte tmerrësisht të pamundura.”

SHKARKO APP