Luan Kapaj, veterani që u bëri ballë fatkeqësive natyrore
Zjarrfikësi Luan Kapaj ka 35 vite që i dedikohet punës dhe nevojës së njerëzve që përballen me fatkeqësitë natyrore. Nuk ndjen ende lodhje dhe e vesh uniformën si të ishte dita e tij e parë e punës.
Këto ditë e ka nisur punën në 5 të mëngjesit dhe ka shërbyer për të fikur zjarret në Vlorë, deri në orët e vona të mbrëmjes.
Rrezikshmëria e flakëve është e madhe, ndaj thotë se organizimi në shuarjen e tyre duhet të jetë i pagabueshëm. Fikja e zjarreve me mjete primitive, sipas Luanit, është një metodë e vjetër e tradicionale që ka po të njëjtin efekt edhe sot.
Meraku i zjarrfikësit veteran nuk janë zjarret, përmbytjet apo tërmetet, por trashëgimia e profesionit. Veterani ishte zjarrfikësi hero, i cili dha një kontribut të madh në tërmetin e nëntorit të vitit 2019. Po ashtu ai u dekorua nga pushteti vendor dhe ai qendror me medalje mirënjohjeje. /A2cnn/