Luan Rama: 25 prilli, dita e madhe e fitores! Në Delvinë me Everton Shehun, djalin e shkëlqyer që duhet votuar nga të gjithë
Drejtuesi i LSI në qarkun e Vlorës, Luan Rama, ka qenë sot në Delvinë së bashku me kandidatin e LSI në këtë qytet Everton Shehun.
Në një postim në Facebook, Luan Rama shkruan se “me Evertonin, Delvina ka mundësinë të zgjedhë përfaqësuesin e vet, ka mundësinë të votojë përfaqësuesin e rinisë me besim dhe guxim për të ardhmen”.
Në vijim postimi i plotë i Luan Ramës
25 prilli – dita e madhe e fitores:
NË DELVINË ME EVERTON SHEHUN, DJALIN E SHKËLQYER QË DUHET VOTUAR NGA TË GJITHË
Një kënaqësi e veçantë të jem në takim me Everton Shehun dhe një pjesë të strukturës drejtuese të LSI-së në Delvinë, me bindjen se puna e tyre e shkëlqyer do të shënojë fitoren e madhe të LSI-së më 25 prill.
Me Evertonin, Delvina ka mundësinë të zgjedhë përfaqësuesin e vet, ka mundësinë të votojë përfaqësuesin e rinisë me besim dhe guxim për të ardhmen.