Luan Rama: Asnjë presion dhe shantazh i Rilindjes nuk e ndal dot fitoren e LSI-së

Kandidati për deputet në listën e LSI, Luan Rama gjatë një konference për shtyp u shpreh se asnjë kërcënim apo përpjekje nga ana e Rilindjes nuk do ta ndalë fitoren e LSI në Vlorë.

Ai ka denoncuar raste të shkeljes nga ana e rilindasve, të cilët telefonojnë qytetarët apo punonjësit e administratës duke i pyetur se për kë do votojnë dhe i ftojnë t;i japin votën e tyre Parisë Socialiste.

Sipas Ramës këto janë veprime në kundërshtim me ligjin.

Luan Rama: “Ka disa përpjekje të përfaqësuesve politikë të cilët vazhdojnë të përpiqen të intimidojnë, të frikësojnë, të bëjnë presion mbi njerëz të LSI-së, mbi votuesit tanë, në mënyrë që të bëjnë të mundur trembjen e tyre.

Ne kemi bërë një denoncim prej disa ditësh në KQZ për funksionarë, drejtues institucionesh në Vlorë që në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor janë të përfshirë drejtpërdrejt në zgjehdje të shtabeve politike të kandidatëve të rilindjes.

 Ne e kemi denoncuar publikisht dhe unë po i ridenoncoj: Anjeza Shiko, Françesko Muça, përgjegjës i zyrës së shërbimit të provës në Vlorë, Klajdi Myzaferi, drejtor i forumit profesional në zyrën e punës të cilët janë në shekje të ligjit.

Edhe punonjësit e administratës që ata drejtojnë, edhe punonjës të tjerë të administratës së shtetit dua t’ia bëj të qartë që do të përgjigjen ligjërisht, nuk do të ketë as Damian dhe as Hasan që do të mund t’i mbrojë nga ndëshkimi i ligjit.

Dua të bëj dhe një denoncim tjetër. Numra telefonash nga zyrat politike të rilindjes kontaktojnë qytetarë, punonjës të administratës, publike ose jo, biznesmenë apo qytetarë të lirë  në punën e tyre dhe i kërkojnë informacion se për kë do të votojnë.

Këto lloj telefonatash janë shprehje e qartë e veprimit në kundërshtim me ligjin dhe e përpjekjes së dështuar të Rilindjes për marrjen e votave.

Asnjë presion, asnjë shantazh, asnjë lajm i fabrikuar përmes kanalesh kriminale nuk do të mund të ndalë dot fitoren e LSI.”

SHKARKO APP