Luan Rama: Bashkë me Patozin, qetësuam militantët e emocionuar

Pas incidentit të ndodhur në Vorë, ku 5 persona të ardhur nga Fieri po tentonin të votonin në Vorë, sekretari i Përgjithshëm i LSI­-së, Luan Rama në një prononcim për TemA TV tha se ai së bashku me Astrit Patozin e PD-­së janë ulur dhe kanë qetësuar militantët.

Si po shkon procesi i votimit në Vorë, pasi pritej një farë situate e tensionuar?

E para nuk ka sens që ne dhe ju si media të presim një situatë të tensionuar atje ku nuk ka situatë të tensionuar. Përgjithësisht procesi i votimit në Vorë po shkon shumë mirë. Ajo që është më e rëndësishme është se qytetarët janë distancuar nga ndonjë reagim emocional i simpatizantëve nga të dy palët, të cilët kanë gjetur rrugën për tu mbledhur para dy­tre qendrave të votimit ku janë evidentuar votues të cilët kanë ardhur për të votur, por që nuk janë nga Vora. Është një problem që ne e kemi trajtuar më parë edhe mediatikisht edhe publikisht edhe ligjërisht duke e atakuar në KQZ dhe në prokurori. Gjithsesi ata janë votues, që i kanë emrat në listën e votuesve dhe në bashkëpunim me kolegët e PD­së ia dolëm që të mos krijohej ndonjë incident të mos kishte ndonjë situatë problematike, qytetarët u larguan dhe ata që kishin ardhur për të votuar votuan. Për të qenë korrekt, është si një ndeshje futbolli ku ata që luajnë janë korrekt luajnë me pastërti, tifozët shkëmbejnë batuta me njëri­tjetrin, nuk shkojnë deri në konflikt apo në grindje, por me tone të larta brohorasin pro njërës apo tjetërs palë. Unë në emër të LSI­së por edhe të koalicionit të qeverisës së bashku me zotin Patozi si përfaqësues i PD jemi ulur, kemi diskutuar, i kam dëgjuar për pretendimet që ata kanë, kam larguar disa nga individët që ata mendonin se mund të krijonin probleme në procesin zgjedhor. Deri tani çdo gjë ka vazhduar normalisht. Ajo që është e rëndësishme është që qytetarët të vijnë të votojnë të tjerat janë natyrisht përgjegjësi e aktorëve në garë e kampeve politike dhe ne jemi të vendosur për të mos lejuar asnjë të cënojë procesin zgjedhor.

Paska një detaj shumë të rëndësishëm, ai i bashkëpunimit tuaj me Partinë Demokratike, e cila me sa duket paska dhënë një ndikim pozitiv në qetësimin e situatës, edhe në ato pak incidente?

Për të qenë i sinqertë, konflikti politik në javën e fundit të fushatës, është reflektuar në tension edhe tek mbështetësit. Kur ne figurat politike gjejmë gjuhën e përbashkët atëherë çdo gjë është e kapërcyeshme. Ne këtë bëmë bashkë me Patozin, bashkë me zotin Fiqiri Ismaili dhe me të tjerë, jemi ulur dhe kemi rakorduar për të zgjidhur standardet e procesit zgjedhor. Sot në këtë ditë nuk ka rëndësi se kush fiton. Deri mbrëmë kemi bërë fushatë secili për kandidatin e vet, sot e kemi fushatën të gjithë bashkë për standardin e zgjedhjeve dhe për pastërtinë dhe korrektësinë e procesit. Unë së bashku me zotin Patozi dhe me të tjerë do të vazhdojmë bashkëpunim, me qëllim për të mbyllur me sukses procesin zgjedhor dhe të shkojmë siç na ka hije si qytetarë dhe pjestarë të një bashkësie europiane deri në çertifikimin e procesit zgjedhor. Për shkak të pritshmërive në qendrat e votimit në Vorë, sot atje ka një prezencë të madhe të ndërkombëtarëve. E kam fjalën për ambasadorin Donald Lu dhe disa zyrtarë të tjerë të ambasadës amerikane. A kanë shprehur ata një vlerësim? Prania e ndërkombëtarëve është një shenjë vëmendjeje dhe vlerësimi për procesin. Natyrisht edhe me sensin për të parë sjelljen e aktorëve politikë. Unë vetë jam shprehur për rëndësinë e pranisë së ndërkombëtarëve. Ka qenë i pranishëm zoti Lu, përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, është aktualisht atje ambasadorja e BE­së zonja Romana Vlahutin, ka dhë përfaqësues të OSBE. Me të gjithë këta ne do të mund të arrrijmë në një vlerësim real të procesit zgjedhor. Unë e shoh si një shenjë respekti dhe natyrisht do të kërkoj dhe të insistoj që ata të jenë të pranishëm deri në çertifikimin e plotë të rezultatit.

SHKARKO APP