Luan Rama: Bashkimi i Librës me LSI-në, frymëzohet nga kauza patriotike e shpëtimit nga Rilindja

Drejtuesi politik i LSI-së në Vlorë, Luan Rama, ka treguar se partia LIBRA e Vlorës bashkohet me LSI-në për 25 prillin. Përmes një postimi në facebook, ku ka treguar me foto takimin me spalëve, Rama thotë edhe se bashkimi i Librës me LSI-në, frymëzohet nga kauza patriotike e shpëtimit nga Rilindja.

Postimi i plotë

LIBRA E VLORËS BASHKOHET ME LËVIZJEN SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Libra e mirëpritur në Lëvizjen Socialiste për Integrim, në forcën moderne të të rinjve, në fuqinë e madhe të ndryshimit dhe të fitores.

Ku tjetër më mirë se në Vlorë merr vlerë bashkimi, e bashkimi i Librës me LSI-në, frymëzohet nga kauza patriotike e shpëtimit të Shqipërisë nga e keqja më e madhe që e ka emrin Rilindje.

SHKARKO APP