Luan Rama humb njeriun e shtrenjtë
Ditën e sotme, politikani dhe gazetari Luan Rama, ka humbur babain. Lajmi e ka bërë vetë më dije Rama i cili shkruan se “Zemra e Mersin Ramës pushoi së rrahuri”.
“Më duhet të shkruaj nën peshën e malit të dhimbjes së birit që humbet babën se KOMANDANTI IM i mbylli sytë përgjithmonë! Zemra e Mersin Ramës pushoi së rrahuri, për të pulsur për aq sa të kem frymë në zemrën time.
Ceremonitë e nderimit dhe të përcjelljes do të zhvillohen në Shtëpinë e Funeraleve Alba 2000, në ish ambasadën jugosllave, në Rrugën e Durrësit. Ceremonia e varrimit do të kryhet sot më datë 18 korrik, në ora 16:00 në varrezat e Tufinës”, – shkruan Rama.