Luan Rama reagon kundër ministres Spiropali, e cila u tall me dëshmorët dhe heronjtë e Luftës

Nga Luan Rama

LIGËSI DHE PAFYTYRËSI

Ligësi dhe pafytyrësi t’i konsiderosh të rënët për lirinë e Shqipërisë “ushtri e të vdekurve”, e për shkak të nderimit shtetëror ndaj tyre, ta quash Presidentin e Republikës “gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Të tilla deklarata i bëjnë vetëm frymorët kokëboshë e të marrë.

Ata që iu falën Shqipërisë me gjakun dhe jetën e tyre, meritojnë nderim dhe mirënjohje të përjetëshme.

Sado t’i nderojmë e sado të shprehim mirënjohje ndaj tyre, gjithmonë do të jemi borxhlinj si popull e si komb përballë veprës sublime të dëshmorëve të atdheut dhe emrit të ndritur që ata kanë në historinë e kombit.

Qëndrimi ndaj të rënëve për Shqipërinë, është vija ndarëse mes patriotizmit si shprehje e vetëdijes shqiptare dhe kurvërimit politik, si qasje apo si qëndrim publik.

SHKARKO APP