Luan Rama takon koordinatorët e LSI në Vlorë: Mirënjohje për angazhimin
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me koordinatorët e LSI në Vlorë, me të cilët zhvilloi fushatën elektorale të 25 prillit. Në një mesazh në Facebook, Luan Rama shprehet se “pavarësisht rezultatit që nuk shpërbleu punën e bërë përballë makinerisë kriminale të pushtetit, ekipet e LSI-së të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm, ia dolën të fitojnë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, çka është një motiv më shumë për të qenë të bashkuar dhe për t’u bërë zëdhënës dhe mbrojtës të interesit qytetar”.
Mesazhi i Luan Ramës në Facebook:
Përsëri në Vlorë:
MIRËNJOHJE PËR ANGAZHIMIN
DHE PUNËN ME PËRKUSHTIM
Përsëri në Vlorë, për të falenderuar me gjithë zemër dhe për t’ju shprehur mirënjohjen dhe respektin të gjithë koordinatorëve të LSI-së dhe shtabeve elektorale të saj që punuan me shumë pasion dhe përkushtim.
Pavarësisht rezultatit që nuk shpërbleu punën e bërë përballë makinerisë kriminale të pushtetit, ekipet e LSI-së të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm, ia dolën të fitojnë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, çka është një motiv më shumë për të qenë të bashkuar dhe për t’u bërë zëdhënës dhe mbrojtës të interesit qytetar.
I detyruar përulësisht ndaj të gjithë veprimtarëve të LSI-së dhe qytetarëve të Vlorës, Sarandës, Himarës, Selenicës, Delvinës, Finiqit dhe Ksamilit, unë nuk do të resht së foluri për problemet e tyre, për të përligjur respektin dhe mbështetjen e me zemër që më dhanë.

KOHA JONË SONDAZH

