Luan Sallaku: Më 21 Qershor nënshkruhet kontrata e punësimit

 

 

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, ‎Luan Sallaku, i shoqëruar nga zv/ ministrja e Arsimit, ‪‎Nora Malaj dhe deputetja e PS Qarku Tiranë , Erieta Alhysa zhvilluan një takim me banorët e Kodër-Vorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidati Luan Sallaku tha se më 21 qershor do të nënshkruhet kontrata e punësimit dhe shërbimit me qytetarët e Vorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kontrata jonë fillon me punësimin që është pika kyçe e programit tonë. Ne jemi garancia e punësimit. 500 vende të menjëhershme pune për qytetarët e Vorës. Çdo familje do të ketë të paktën një të punësuar. Kontrata jonë e fokusuar dhe tek shërbimet e munguara dhe të mohuara padrejtësisht prej 12 vjetësh. Vullneti ynë zgjidhje te menjëhershme problemeve qe shqetësojnë komunitetin”, tha Sallaku.

Ai shtoi se infrastruktura do të jetë çështje emergjente që kërkon zgjidhje.

Do të trefishojmë asistencën sociale për familjet në nevojë. Vemendje personave me aftësi të kufizuar për tju siguruar shërbimet në transport, shëndetësi dhe ofrimin e lehtësirave për pagesën e energjisë elektrike”,  tha Luan Sallaku.

Më tej ai theksoi se “më 21 qershor do të nënshkruhet kapitullimi i atyre që keqqeverisën Vorën dhe e trajtuan bashkinë si pronë të tyre private”.

“Shërbimet e munguara do të jenë për të gjithë qytetarët. Bashkia e Vorës do të jetë model i shërbimeve me standarde”, tha Luan Sallaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?