“Luante”me çifte, 80-vjeçari plagos aksidentalisht 15-vjeçarin në Vlorë

Një pakujdesi e vogël, fatmirësisht ka përfunduar me plagosje në Vlorë. Ka qenë një 80-vjeçar, i cili në rrethana të pazbardhura, nga pakujdesia ka qëlluar me armën gjahut, tip çifte, duke plagosur një minoren.

Materialet për mbajtësin me leje të armës së gjahut, u referuan në Prokurori, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Vlorë

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 10. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin T. H., vjeç 80, banues Vlorë, pasi në lagjen “Uji Ftohtë”, në banesë, nga pakujdesia, ka plagosur me armën e gjahut të cilën e ka me leje, fëmijën e mitur Q. C., vjeç 15, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Arma e gjahut u bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 89 i Kodit Penal. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?