Lubonja: Protestonim me Lamen e Shkrelin për kangjellat e Pallatit të Brigadave. Berisha nuk e prishi piramidën se e kundërshtuam

Analisti Fatos Lubonja ka risjellë në memorie diskutimin për shembjen e Teatrit Kombëtar kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Edi Rama.

Përballë nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, Lubonja tha në “Real Story” në News24 se të gjithë artistët e kishin kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha më tej se ka protestuar bashkë me Artan Lamen e Artan Shkrelin edhe për kangjellat e Pallatit të Brigadave.

“Në vitin 2010 ky zotëria për të ardhur tek teza a maxhorancës, protestonte se Jozefina donte të prishte Piramidën, e kam mbështetur dhe unë. Tani gjërat e vjetra quhen të vdekura thotë ky. Njerëzit socialistë që dilnin nëpër studio nuk ishte as ky as Veliaj por Artan Shkreli dhe Artan Lame. Kanë protestuar për kangjellat e Pallatit të Brigadave. Do lidhem atje thoshte Lame, i kemi mbështetur. Këta po bëjnë 500 deri në 1000 pallate brenda Tiranës dhe na shesin tani se… kjo është një gjë e vdekur thotë Mazniku. Unë jetoj në Firence që ka 500 mijë banorë dhe ka 34 teatro. Secili është me stilin e vet. Nuk është problemi se bën një skenë madhështore por teatri është mbi të gjitha kulturë, kërkon kulturë. Këta kanë thirrur të gjithë mafiozët të shkatërrojnë Tiranën. Dhe oborret e shkollave janë mbushur me pallate. Unë kam qenë me Ramën në debat për Teatrin Kombëtar. Aty ishin të gjithë aktorët, me Ndrenikën, Luftar Pajën. Aty ishte vetëm një mbështetës i Edi Ramës, Xhevdet Ferri se e kishte bërë drejtor Edi Rama. Opozita nuk është përfshirë fare. Donte të ndërtonte një kullë ky dhe tek Kulla të fuste 2 kate teatër, që atëherë. E kundërshtuam. E mbështetën Fidel Ylli, Trebicka, ndërtuesit. PS hoqi Xhevdet Ferrin, vuri Qirjakon drejtor dhe u rikonstruktua, kryeministri Majko. Objektet e kulturës nuk pakësohen, shtohen. Çdo çmenduri ka kufi. Edhe mafia më e madhe e ruan një kishë, ruan ca gjëra. Ruan një ekuilibër. Sali Berisha nuk e prishi piramidën, mund ta prishte të thoshte këta janë komunistë por ne bëmë opozitë. Nuk është vetëm maxhoranca që vendos. Kanë dalë kundër intelektualët, nobelistë”, deklaroi Lubonja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?