Lubonja: Rama, edhe pse i ka 2 TV kryesore shërbëtorë të tij, e shqetsojnë portalet

 

Kishte kohë që nuk po dilte në TV Fatos Lubonja dhe mbrëmë duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ka thënë se Edi Rama është një kryeministër totalitar. Sipas tij, Rama kërkon që të ketë të gjitha pushtetet.

“….çështja kryesore që vë në dukje ky dokumentar tregon disa gjëra që i kemi ndjekur dhe shkruar, dy çështje që morët ju punët artistike në Kryeministri apo dekorime apo a janë funsionale ato topthat dhe transparenca.al ngrenë 2 probleme të mëdha në thelb.

Atë që është raporti i pushtetit me artin me intelektualët dhe raporti i pushtetit me mediat, dmth në thelbin e vet dokumentari ngre një problem që hajde ta diskutojmë, që ne kemi një Kryeministër që ka një perceptim, një mendje totalitare në kuptimin që ai nuk ndan dot pushtetet, do që edhe artistët ti ketë në Kryeministri në katin e parë, ndërkohë që në një demokraci artistë, shkrimtarë konsiderohen shoqëri civile, por edhe mediat, indipendenca e mediave është një gjë kryesore në demokraci, kemi një tentativë për të ngritur një media që sfidon pavarësinë e të tjerave, po ti kthehemi të kaluarës dhe çfarë reflekton është problem. Edhe Enver Hoxha e ndau lidhjen  shkrimtarëve dhe tjetër godinë komitetin qendror. Ky thotë që hapa qendrën e dialogut, kemi parë aftësi për dialog të Edi Ramës ai ka kushedi sa vjet që del vetëm në TV.

Edi Rama ka uzurpuar pothuaj krejt median. Shumica e pronarëve të mediave kanë interesa me Ramën si për tendera, privatizime, koncesioneetj. Pra e ka nën kontroll mbi 80 të meidave, gjë që e bën atë të rrezikshëm.

 

Kjo është fasadë, kjo është korrupsion.

 

Edhe pse i ka 2 TV kryesore shërbëtorë të tij edhe pse ka kapur aq shumë TV të tjera  prapë e shqetëosjnë edhe portalet, edhe portalet e shqetësojnë, këtu jemi para një mendje totalitare të trashëguar që kërkon të kontrollojë gjithë pushtetet dhe kemi të bëjmë  me thënien e Lordit, që që thotë pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute”, tha Lubonja.

SHKARKO APP