Lubonja: Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të jetë larguar prej pakënaqësive nga strukturat
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për largimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini nga qeveria dhe Shqipëria.
Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij. Analisti thekson se Shahini s’kishte lidhje me PS dhe se largimi i saj mund të ketë ardhur nga pakënaqësitë që kanë pasur strukturat e PS.
Po ashtu Lubonja nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.
”Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.
Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.
Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja.