Lubonja: Vetëm një psikolog dhe kriminalist, shpjegon babëzinë e Ramës për të vjedhur
Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për koncesionet dhe aferat e qeverisë, duke marrë shkasë nga koncesioni i fundit i rrugës “Milot-Balldre”. Gjatë emisionit, ai tha se nevojitet një psikolog dhe një kriminalist në studio, në mënyrë që të shpjegojë “babëzinë” e kryeministrit. Nga ana tjetër, analisti u shpreh gjithashtu se drejtësia hesht, për këto afera skandaloze, si rasti i tenderit të ”Unazës së Madhe”, apo koncesioni i rrugës “Milot-Balldre”, sepse është e kapur politikisht.
KOHA JONË SONDAZH

