Luçiano Boçi dorëzon mandatin si deputet: Më pëlqejnë betejat dhe të nxis një investim

Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi pati këtë të enjte në seancën plenare fjalimin e fundit si deputet, ku teksa bëri me dije se do të dorëzojë mandatin për të vijuar fushatën zgjedhore për 14 Majin, shtoi se i pëlqejnë betejat dhe se të jetë me njerëzit e vërtetë të këtij vendi, të ndihmojë dikë.

“Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë, i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj.

Nuk jam nga ata që dorëzohem. Më pëlqejnë betejat dhe sfidat, sikurse më pëlqen të jem me njerëzit e vërtetë të këtij vendi, të nxis një investim, të ndihmoj dikë. Jam i bindur që edhe ju këtë dëshironi, pavarësisht detyrimeve dhe joshjeve politike. Më është dhënë privilegji që dikush mund ta quajë sakrificë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Privilegj për të qenë në bashkinë time të Elbasanit, e shoh si mundësinë e artë për t’i kthyer të gjithë shkëlqimin, meritën dhe lavdinë e dikurshme. Fati i një qyteti mund të ngjajë i vogël por është madhërisht i rëndë si gur prehistorik në ndërgjegjen e qytetarëve”, tha Boçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?