Luçiano Boçi, emri më potencial për të marrë drejtimin e grupit parlametar të PD

Me riorganizmin e strukturave në PD, kanë filluar të artikulohen edhe emrat e parë që do të përbëjnë kupolën drejtuese të demorkatëve. Deputeti Luçiano Boçi është emri më potencial për të marrë drejtimin e grupit parlametar demorkat.

Paçka se Lulzim Basha nuk e vuri ne një vend të sigurt në zgjedhjet e 25 prilit 2021, Boçi theu listën duke u zgjedhur deputet i Elbasanit, fitore që deputeti nuk e shoqëroi me anatemime ndaj lidershipit demokrat, por njëkohësisht mbajti një qendrim të moderuar në raport me foltoret e Berishës.

Sipas statutit të Partisë Demorkatike, kryetar grupi emërohet një prej nënkryetarëve të partisë, e për rrjedhojë, deputeti Boçi pritet të jetë njëri prej kandidatëve që do të votohen në Këshillin Kombëtar për postin e nënkryetarit, për të cilin nuk ka ende një datë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?