Luçiano Boçi: Kombëtarja në udhëkryq si vetë Shqipëria

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar ndeshjen e kombëtares me islandën dhe humbjen me Izraelin, dhe thotë se ekipi kuqezi është në udhëkryq si vetë Shqipëria.

“Kombëtarja në udhëkryq si vetë Shqipëria. Kombëtarja ka qenë dhe vijon të mbetet një dritë shprese dhe burim krenarie në çdo kohë, për rezultatet që na kanë dhënë edhe kur kundërshtarët na kanë nënvlerësuar.

U mbyll cikli i National League me një kombëtare që nuk ka shkëlqyer por me një brez futbollistësh të jashtëzakonshëm. Edhe për kombëtaren njësoj si për Shqipërinë, e ardhmja pritet dhe do të jetë shumë më premtuese”,-shkruan Boçi.

SHKARKO APP