Luçiano Boçi në Elbasan: Mos bini pre e presioneve, votimi elektronik është i fshehtë
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Elbasanit Luçiano Boçi ka votuar paraditen e sotme rreth orës 10:20.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre të lirë, duke i siguruar se vota e tyre nuk do të lexohet nga partia në pushte.
“Problemi kryesor PEI. Është raportuar në shumë qendra. Ajo që është shqetësuese dhe kryesore është presioni ndaj administratës se vota e tyre do identifikohet. Dua t’i siguroj votuesit se vota nuk lexohet ashtu siç ka deklaruar dhe KQZ. Votimi është i sigurt. Vota nuk lexohet”, tha Boçi.