Luçiano Boçi nis takimet e para si kandidat për kryetar bashkie në Elbasan. Rinia ka shpresë
Kandidati i PD-së për bashkinë e Elbasanit në garën e zgjedhjeve lokale të 14 majit, është nënkryetari dhe deputeti Luçiano Boçi, i cili ka nisur edhe takimet e para në këtë status, edhe pse është deputet i qarkut. ”Ka kaq shumë dëshirë për ndryshim, për të vënë dorë, për të bërë punë të mira, për ta kthyer qytetin në një qendër ekonomike, për të rikthyer të rinjtë”.
Postimi i plotë
Ndryshimi ka nisur në Elbasan. Me qytetarët, miqtë dhe demokratët e lagjes “11 nëntori”, zhvilluam një takim miqësor mbi sfidat dhe objektivat që kemi për Elbasanin tonë.
Ka kaq shumë dëshirë për ndryshim, për të vënë dorë, për të bërë punë të mira, për ta kthyer qytetin në një qendër ekonomike, për të rikthyer të rinjtë!
Jam me fat që rrethohem nga njerëz me kaq shumë energji! Kam bindjen se shumë shpejt do të flasim për një perspektivë të re për qytetin dhe qytetarët e Elbasanit.