Luçiano Boçi: PD primare bashkë me Metën, gati të futem në grevë

Edhe pse shtatori po mbyllet pa protesat anti-qeveritare të propaganduara nga PD-ja, nënkryetari i demokratëvr, Luçiano Boçi, thotë se nëse Gjykata nuk merr vendim për drejtimin e partisë, ata do të regjistrojnë logon e re në KQZ për zgjedhjet lokale të 2023.

Në një intervistë televizive, Luçiano Boçi shtoi se primaret do të organizohen bashkë me partinë e Ilir Metës. ”Parimisht nga Zoti Meta është rënë dakord që të ketë një procesh primarësh, i cili si front mund të jetë edhe i përbashkët me Partinë e Lirisë sikundër me partitë e tjera, ku secili prej anëtarëve të jetë i lirë të votoj ëpër kandidatin e preferuar”.

Berisha nuk e përjashtoi grevën si mundësi. A është gati Boçi ta ndërmarrë një veprim të tillë? ”Në grevë si qytetar, jo si deputet për të bërë atë shfaqjen e bojkotit. Pjesën e mbështetjes së qytetarëve, si qytetar kur ata ta vendosin se do jenë në grevë për të drejtat e tyre, për kthimin e shpresës dhe besimin, normale që e kemi për detyrë të jemi bashkë me shqiptarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?