Luçiano Boçi për manipulimin e votës në Elbasan: Kërcënojnë qytetarët me largime nga puna

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi denoncon tentativat për manipulimin e votës. I ftuar në emisionin ”Open”, Boçi tha se mazhoranca po përdor kërcënimin për të manipuluar vullnetin e qytetarëve, duke përdorur ndihmën ekonomike, largimet nga puna apo edhe presioni që i bëhet biznesit.

”Elbasani ka pasur raste ku ka prishur balancat e bastioneve apo koncepteve të tilla. Nuk mund të tërhiqesh nga një betejë sepse ke humbur diku. Ka votues që binden shumë shpejt e ka të tjerë që duan një kohë më të gjatë. Që nga kandidimi im i fundit ka ndryshuar dinamika politike dhe përfshirja ime në politikë. Sot kemi një qeverisje me të metat e saj, argumente shtesë këto ku bastionet bien, rast ky edhe i Elbasanit. Refleksioni i qytetarëve do jetë refleksion i dëshirës së tyre për të ndryshuar”,-tha Boçi.

Arion Sulo: Po sjell në vëmendje një studim. Flamur i kuq është ngrit në Elbasan për këtë fushatë për angazhimin e shtetit dhe përdorimit të pushtetit në fushatë, bandat, tensionit të partive, ndikimi i oligarkëve dhe konkurrenca e ashpër. Keni një koment për këtë situatë?

Luçiano Boçi: Në raport me gjetjet kam dakordësi dhe mund të shtoj ndonjë hije. Procesi është i tensionuar sepse marrja e votës ka nisur kohë më parë. Angazhimi i administratës e policisë, është dukshëm pro mazhorancës, dikush nga votuesit e ka quajtur edhe terrorizëm politik se si maxhoranca kërkon të rrëmbejë votën duke intimiduar me forma të ndryshme jo vetëm me joshje por edhe me kërcënime për largim nga puna, ndihmë ekonomike, presion ndaj biznesit etj deri tek lejimi apo jo i aktiviteteve të ndryshme të banorëve në territorin e tyre.

SHKARKO APP